TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Fier bujqit po shtojnë sipërfaqet e serave të mbjella kryesisht me perime. Pjesa më e madhe e tyre tashmë e kanë gjetur tregun dhe nuk kanë ngurruar të investojnë e të zgjerojnë sipërfaqet e kultivuara. Drejtori i Bujqësisë në bashkinë Fier thonë se vitet e fundit ka një shtim të kërkesës së tregjeve të huaja për prodhimet shqiptare, perimet e luleshtrydhet.
Ferrik Avdia tregon se shumica e prodhimit të Myzeqesë shkon për eksport. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Bujqësisë rezulton se në total qarku Fier ka mbi 1 mijë e 100 hektarë me sera.
Në total qarku ka 1 100 ha me sera, 480 Fieri 612 Lushnja dhe 8 ha Mallakastra. Serat po shtohen si pasoje e kërkesës se lartë nga tregjet e huaja. Me klimë dhe toka të përshtatshme për sera, Fieri eksporton përgjatë 9 muajve duke filluar nga tetori me perimet e njoma dhe vazhduar deri në qershor.