AKTUALITET, 25 Shkurt 2025, 12:39

“U shërbente Çapjave”/ I dënuar për dy vrasje të bujshme në Elbasan, Xhulian Hoxha përballet me Nuredin Dumanin në seancë: Kujt i kam shërbyer unë?

“U shërbente Çapjave”/ I dënuar për dy vrasje

Vijon seanca në Gjykatën e Posaçme në kuadër të “Plumbit të artë”.

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani po i përgjigjet pyetjeve të mbrojtjes të të akuzuarve të tjerë, ndërsa ka pasur një diskutim të drejtpërdrejtë edhe me një prej tyre, Xhulian Hoxhën.

Pjesë nga dëshmia: 

Avokati: E ke njohur bashkëshorten e Xhulian Hoxhës?

Dumani: Po.

Avokati: Me çfarë komunikonit me Erionin dhe bashkëshorten e Xhulianit.

Dumani: Me Sky.

I pandehuri Xhulian Hoxha: Më herët Dumani ka thënë që unë i kam shërbyer grupit Capja. Kujt i kam shërbyer unë.

Dumani: Emër nuk di.

Hoxha: Po ku e di ti.

Dumani: Në fillim më ka thënë Erioni. Por më vonë më ka thënë edhe Suel Çela. Ai kishte një dokument, deklarim, që sipas tij i kishte shërbyer Çapjave.

Hoxha: Ti më ke parë vetë me sytë e tu?

Dumani: Jo, unë vetë jo. Nuk të kam takuar ndonjëherë. Çfarë më ka thënë Erioni dhe Sueli.

Hoxha: A jemi parë ndonjëherë?

Dumani: Po, jemi shkëmbyer tek pallati.

Hoxha: Ku i kisha kamerat tek shtëpia?

Dumani: Tek dera e shtëpisë tënde kishte kamera.

Hoxha: Më ka parë me sytë e tij të marr lekë nga Alibeaj?

Dumani: Unë vete jo, por diskutoja me Alibeajn.