AKTUALITET, 25 Shkurt 2025, 12:53

“Dokumentet po zhduken me kamion”/ Bashkia e Tiranës reagon pas denoncimit të Berishës: Proces rutinë!

“Dokumentet po zhduken me kamion”/ Bashkia e Tiranës reagon pas

Pas denoncimit të kreut të PD Sali Berisha se kryebashkiaku Erion Veliaj ka urdhëruar zhdukjen e dokumenteve, reaguar Bashkia e Tiranës.

Në reagim bëhet me dije se ajo që ka ndodhur sot ishte një proces rutinor i zhvendosjes së arkivës nga godina kryesore drejt godinës së arkivës së Bashkisë.

“Bashkia e Tiranës po kryen një proces routinë për zhvendosjen e arkivës nga godina kryesore drejt godinës së arkivës së Bashkisë. Lajmi i publikuar si nga Sali Berisha, ashtu edhe nga mediat e tjera, është i pavërtetë”, thuhet në reagim.

Pak më parë, kreu i PD Sali Berisha denoncoi se disa dokumente janë duke u larguar me kamion nga Bashkia e Tiranës.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Berisha tregoi pamje të punëtorëve që ngarkojnë dokumentet në kamion, duke i konsideruar këto veprime si një përpjekje për të shkatërruar prova.