AKTUALITET, 26 Qershor 2025, 10:15

‘Metamorfoza’/ SPAK kërkon 74 vite burg për 7 të pandehurit! 14 vite për Pëllumb Gjokën dhe 9 për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri

‘Metamorfoza’/ SPAK kërkon 74 vite burg për 7 të

Vijon procesi gjyqësor i njohur si “Metamorfoza”, ku Prokuroria ka paraqitur sot pretencën ndaj 7 të pandehurve të përfshirë në çështje penale me karakter të rëndë.

Në seancën e sotme të zhvilluar në gjykatë ishin të pranishëm edhe dy nga të pandehurit, Edmond Preka dhe Oltian Bistri, ndërsa organi i akuzës kërkoi dënime të rënda për disa prej të hetuarve.

Prokuroria ka kërkuar 15 vjet burg për Behar Brahovic, 14 vjet burg për Pëllumb Gjokën, 11 vjet burg për Edmond Prekën, 10 vjet burg për Asmer Bilalin, 9 vjet burg për Ardit Hasanbegajn, dhe 6 vjet burg për Xhevahir Litën, të cilët akuzohen për vepra penale që lidhen me organizata kriminale dhe veprimtari të paligjshme.

Procesi gjyqësor pritet të vijojë me fjalët përfundimtare të mbrojtjes dhe më pas me vendimin e trupit gjykues.

Në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, SPAK ka paraqitur pretencën për 7 të pandehur. Sipas kërkesës së prokurorisë, dënimet e kërkuara janë si më poshtë:

Behar Brahovic (Bajri) – 15 vite burg
Pëllumb Gjoka – 14 vite burg
Edmond Preka – 11 vite burg
Asmer Bilali – 10 vite burg
Oltian Bistri – 9 vite burg
Ardit Hasanbegaj – 9 vite burg
Xhevair Lita – 6 vite burg