TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla iu përgjigj akuzave të Berishës dhe PD-së për moszgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, teksa mandati i Erinda Ballancës ka 3 vite që ka mbaruar.
Balla tha se ka qenë vetë PD-ja që e ka zvarritur këtë proces, pasi nuk po ndërton një proces së bashku me mazhorancën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
E vetmja mënyrë tjetër, sipas Ballës, ku është zgjedhur Avokati i Popullit është pas marrëveshjes Rama-Basha më 17 maj 2017.
Balla: Nëse keni dëshirë të kthehemi me një marrëveshje si në 17 maj, por në rastet e tjera ka patur një proces. Modeli më i mirë ka qenë ai i 2012. Ku grupi parlamentar i PS hapi një proces të hapur. Konkurruan një numër kandidatësh, por edhe gjatë atij procesi ka patur konsultim me grupin e mazhorancës. Nuk mund të vini dhe të thoni o ky apo ramë e vdiqëm. Por zoti Peleshi ju kanë thënë hajde të ndërtojmë një proces.
Ka një model të konsoliduar ku mund të sillni 4 kandidatura, nga ato hiqen 2 dhe shkohet me 2 për tu votuar. Kërkohen 84 vota për zgjedhjen e avokatit të popullit. Në këtë legjislaturë nuk janë. Është e kotë të përdorni shembuj që nuk ekzistojnë. I vetmi shembull është ai i 17 maj 2017. Ku votuam zonjën Balanca për një mandati, që përfundoi para 3 vitesh. Ky proces ka pothuaj 4 vite që po zgjat. Mos e kërkoni përgjegjësin te grupi parlamentar i PS. Nuk keni dashur vetët të zgjidhni avokatin e popullit.