AKTUALITET, 29 Korrik 2023, 22:46

Në proces divorci dhe probleme me alkoolin/ Vrau gruan dhe e hodhi në një gropë të ujërave të zeza, del fotoja e autorit

Në proces divorci dhe probleme me alkoolin/ Vrau gruan dhe e hodhi në

Del fotoja e Gjergji Mullallit, autori i vrasjes se gruas së tij 46-vjeçares, Luiza Mullalli.

Pasi e ka vrarë, ai e ka hedhur trupin në një gropë të ujërave të zeza. Ndërkohë çifti siç u raportua dhe më herët ishin në një proces divorci dhe kanë pasur probleme mes tyre. Nëna e viktimës tregoi se vajza e saj ka pasur një jetë të vështirë, dhe se burri i saj ishte edhe i alkoolizuar.

Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit të vrasjes, Gjergji Mullalli.