TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kandidatja e PD-së si deputete për 11 majin, Adriana Kalaja, foli për vendimin e PD-së që të kandidojë në zgjedhjet për Bashkinë Tiranë me figura jo politike.
PD do të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme në Tiranë me aktorin e humorit Florjan Binaj.
Kalaja tha se një javë më parë ajo i dërgoi një kërkesë kryetarit të PD-së Sali Berisha, përmes të cilës i tha se vendimi për të kandiduar në zgjedhje me emra jashtë partisë është anti-statutor.
“Jam nga të vetmet në Partinë Demokratike që jo vetëm nuk marr rrogë, por çdo gjë e bëj me shpenzimet e mia. Ndërkohë ndjeja një refuzim, përplasje dyersh, mos angazhim. Në fillimet e mia ndjeva bllokadën, nuk angazhohesha në grupet e punës, ndërkohë nuk mungoja në asnjë aktivitet. Isha e para në protesta, e para në mbledhje.
Unë jam ngritur në mbledhje dhe i kam thënë doktorit ky është vendim i gabuar. Madje nuk ka as një javë që unë i kam çuar një kërkesë me cilësinë e kryetares së PD dhe kam thënë zgjedhja për kandidat jashtë partisë është antistatutor. Ky është qëndrimi im dhe unë jam kundra gjithë atyre zërave që e fillojnë kritikën me doktorin. Të punojnë ata sa 1% i doktorit”, tha demokratja.