AKTUALITET, 11 Tetor 2022, 17:56

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe prodhim të armëve të zjarrit, arrestohet shqiptari në Itali! Pritet ekstradimi i tij

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe prodhim të

Një shtetas shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Varese të Italisë, pasi rezultonte se ishte shpallur në kërkim nga autoritetet këtu për vrasje.

Ai është ndaluar teksa udhëtonte me makinë në afërsi të zonës Viale Belforte. Gjatë kontrollit, rezultoi se ndaj shqiptarit ishte lëshuar një urdhër-arresti nga autoritetet shqiptare.

Sipas mediave italiane, urdhër arresti ishte lëshuar nga Gjykata e Lezhës për vrasje dhe prodhim i armëve të zjarrit dhe municionit.

Mediat italiane nuk e bëjnë të ditur identitetin e personit të arrestuar. Ai është dërguar në një prej burgjeve lokale teksa pritet dhe ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.