AKTUALITET, 11 Tetor 2022, 15:22

Rama në Turqi, takim me Erdogan pasi mbylli shkollën "Mehmet Akif"

Rama në Turqi, takim me Erdogan pasi mbylli shkollën "Mehmet

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Turqi, ku u takua me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Takimi u zhvillua në kompleksin presidencial në Ankara. Takimi i parashikuar është publikuar edhe në faqen e presidencës turke.

Rama dhe Erdogan kanë miqësi mes tyre dhe një marrëdhënie të afërt personale. Ndërkohë nuk ka munguar edhe ndihma e Turqisë për procesin e rindërtimit, ku është financuar ndërtimi i 500 shtëpive të reja në zonën e Laçit për familjet që humbën shtëpitë prej tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Së fundmi, Shqipëria pritet të marrë edhe dronë inteligjentë nga Turqia. “Byraktar Diha” dhe “Bayraktar TB2” janë dy modelet e dronëve që pritet të mbërrijnë në vendin tonë.

Por, e gjitha duket se e ka një kosto. Pak ditë më parë, qeveria mbylli kolegjin turk "Mehmet Akif", me një procedurë të dyshimtë dhe pa transparencë, duke përmbushur një kërkesë të vazhdueshme të Erdogan, për mbylljen e institucioneve arsimore të "gylenistëve".