AKTUALITET, 11 Tetor 2022, 13:47

“Janë vjedhur 700 milionë euro nga Rilindja Urbane”- Meta: U ndërtuan sheshe për t’i dhënë tendera klientëve të qeverisë

“Janë vjedhur 700 milionë euro nga Rilindja Urbane”- Meta:

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzon qeverinë se me rilindjen urbane janë vjedhur 700 milionë euro. Në një konferencë me gazetarët, ai u shpreh se janë bërë sheshe me qëllim që tenderat ti marrin klientët e qeverisë.

Sipas Metës, synimi zgjedhjeve të ardhshme është që të ndëshkohen kandidatët e rilindjes, që siç tha ai është sekt që nuk njeh asnjë normë ligjore.

“Synimi jonë është të ndëshkohen kandidatët e Rilindjes. Mesazhi është ndëshkim për të gjithë këtë katastrofë menaxhimi të pushtetit vendor vetëm rilindja urbane janë.

Mbi 2 miliardë euro që janë investuar dhe 700 milionë euro janë të vjedhur.

Por edhe investimet që janë bërë nuk kanë gjeneruar të ardhura për komunitetet  ku ato janë bërë. Janë bërë investime, hajde të bëjmë sheshe për të marrë tenderin klienti i qeverisë dhe jo për të menduar për hapjen e vendeve të punës.

Çdo forcë politike do të testohet. Ne do të punojmë dhe do të testohemi tek këshillat, për të tjerat mesazhi është i qartë të ndëshkojmë kandidatët e rilindjes”, tha ndër të tjera Ilir Meta.