TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, presidenti Bajram Begaj ka pritur në zyrë krerët e institucioneve të drejtësisë për të zhvilluar konsultime.
Në zyrën e Begajt ka mbërritur kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani, kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor Ilir Rusi, kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, kreu i Këshililit të Lartë të Prokurorisë Mirela Bogadani.
Bisedimet mes kreut të shtetit dhe aktorëve kryesorë të drejtësisë, po zhvillohen në kuadër të përmirësimit apo të reformimit të rregulloreve përsa i përket çështjeve të sigurisë në gjykata. Këto takime e të tjera që priten në vijim, vijnë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit Gjykatën e Apelit teksa po ushtronte detyrën e tij.
Kush e ka përgjegjësinë për ruajtjen e Gjykatave?
Pas vrasjes së gjyqtarit Kalja në sallën e gjyqit, debati që dominoi opinion publik dhe solli akuza edhe mes inistucuoneve ishte pyetja se kush është përgjegjës për garantimin e sigurisë në gjykata. KLGJ publikoi shkresat me Policinë e Shtetit ku në bazë të një VKM-je të vitit 2010 i kishte kërkuar masa për garantimin e sallave të gjyqeve me policë. Sipas KLGJ, Policia e Shtetit aktualisht ofron shërbimin e saj vetëm me një punonjës në hyrjen kryesore ku lëvizin palët dhe publiku.
Por, një VKM e vitit 2020 ngarkon me përgjegjësi Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë për hartimin e politikave për rregullin dhe sigurinë, përkatësisht në Gjykata dhe prokuroritë e vendit. Elementi më i rëndësishëm në këtë VKM është “punonjësi i sigurisë” i cili është përgjegjësi kryesor që garanton rregullin dhe sigurinë.