AKTUALITET, 10 Tetor 2025, 10:48

'9 nëntori'/ Celibashi: Pezullohen përgatitjet për Tiranën pas vendimit të Kushtetueses. Zgjedhje, vetëm në 5 bashki

'9 nëntori'/ Celibashi: Pezullohen përgatitjet për

Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi deklaroi se do të pezullohen përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“KQZ ka pezulluar procesin për Tiranën. Çdo veprim i KQZ që lidhet me përgatitjen e zgjedhjeve është pezulluar që ditën e djeshme. Në datën 9 nëntor do zhvillojmë zgjedhje për 5 bashkitë e tjera. Bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, do duhet ta respektojmë. Kjo është e qartë.

KQZ nuk mund të kryejë asnjë lloj veprimi që lidhet me Bashkinë e Tiranës. shtë kompetencë e Gjykat/s Kushtetuese për ankimin e zotit Veliaj për shkarkimin e tij. Do vendosë Gjykata Kushtetuese. KQZ nuk është duke zhvilluar asnjë veprimtari për zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor”, tha Celibashi.