AKTUALITET, 10 Tetor 2025, 12:52

Berisha: 23 milionë euro udhëtime me charter. Rama kërkon të sekretojë shpenzimet e tij, akt që ekziston vetëm në botën e Kim Jong Un e Maduros

Berisha: 23 milionë euro udhëtime me charter. Rama kërkon të

Sali Berisha akuzon qeverinë se po përgatit një akt që do t’i kthejë shpenzimet publike në “sekret shtetëror”, duke u shndërruar, sipas tij, në një precedent të paprecedentë për shtetin shqiptar.

Në një konference me gazetaret, Berisha deklaroi se ky veprim është një masë që, në thelb, minon parimet e transparencës dhe shkel kushtetutën dhe ligjet themelore të vendit.

Ai përmendi si krahasime të rënda figurat e regjimeve autoritare: Enver Hoxhën, Kim Jong Un dhe Nicolás Maduro në Venezuelë.

Berisha: Ramaduro vendos të sekretojë shpenzimet e tij, të shndërrojë në sekret shtetëror, shpenzimet të cilat i bën me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ky akt precedent në Shqipëri, vetëm diktatorin Enver Hoxha. Ky akt ka paralel në botë Kim Jong Un dhe Maduron e Venezuelës.

Ky akt i sekretimit të shpenzimeve bie ndesh me kushteutën me ligjet themelore të vendit. Njeriu që hap shishe Romane Konti 33 mijë euro në drekat e tij kërkon të sekretojë shpenzimet.

Njeriu që ka shpenzuar në dy vite, 23 milionë euro udhëtime me charter, 141 udhëtime me charter, për pushime, për vakanca, për konferenca, tani kalon në një akt tjetër, që nuk ekziston në asnjë vend tjetër përvec Koresë së Veriut dhe Venezuelës.

Edi Rama u thotë Shqiptarëve do t’u vjedh dhe ju të mos merrni vesh.

Berisha: 23 milionë euro udhëtime me charter. Rama kërkon të