TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thyer sërish heshtjen nga qelia e burgut.
Në një intervistë për Tch, ai thotë se në qeli ka vijuar të stërvitet, por nuk ka kërkuar palestër, siç është përfolur në media. Teksa u pyet për faktin se si i kalon ditët në qeli, Meta tha; “Normal që gazetarja e Dumanit do të vazhdojë të shpërndajë shpifje për jetën time edhe në burgun e Narkoregjimit. Unë vetëm kam pyetur a ka palestër dhe asgjë më shumë.
Unë vazhdoj të ushtrohem çdo ditë duke shpikur ushtrime sipas rrethanave. Jemi në maratonë dhe nga këtu do të dal në top formë. Për dijeni edhe orën e dorës që ma morën ditën që më rrëmbyen ma kthyen vetëm pas 10 ditësh.”.
Ai shtoi se pas daljes nga burgu do t’i kthehet aktiviteteve të preferuara, si ngjitja në mal. “Patjetër që do t’u rikthehem sepse nuk i kam ngjitur të gjitha malet e jashtëzakonshme të Shqipërisë. Dhe për këtë qëllim stërvitem çdo ditë edhe pse në kushte të vështira. Shpik çdo ditë ushtrime të reja. Disa m’i ka mësuar Ylli Bodinaku nga përvoja në Spaç.”, tha ai.