AKTUALITET, 7 Nëntor 2024, 14:01

FOTOT/ Rama, Mitsotakis, Erdogan dhe Kristodoulidis, takime informale në Budapest! Mediat greke: Çfarë u diskutua në tryezë mes 4 liderëve

FOTOT/ Rama, Mitsotakis, Erdogan dhe Kristodoulidis, takime informale në

Kryeministri Edi Rama, homologu grek Kyriakos Mitsotakis, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe ai i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulidis kanë zhvilluar një takim informal në Budapest.

Katër liderët, sipas Protothema.gr, patën një diskutim të shkurtër pak para fillimit të sesionit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

Në takimin e shkurtër jozyrtar, të katër liderët raportohet se shkëmbyen mendime mbi rezultatin e zgjedhjeve amerikane, zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Sipas medias greke, fillimisht Christodoulidis zhvilloi një bisedë me homologun turk Erdogan në tryezë, në prani të ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan. Ndërsa më pas iu bashkuan Rama dhe Mitsotakis.