TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë për Nezar Seiti, i njohur si “financieri i Habilajve”.
Nezar Seiti kishte paraqitur më 31 tetor 2024 kërkesën zëvendësimin e masës së sigurimit, por GJKKO e rrëzoi.
Njoftimi i GJKKO:
Kërkuesi Nezar Seiti me datë 31.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Luljeta Kole, bazuar në nenin 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 620, datë 07.11.2024, vendosi:
Rrëzimin e kërkesës.
Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit. Tiranë, më datë 07.11.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.