TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Apelit të Posaçëm nuk ndryshoi masat e sigurisë për dy nga ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, të akuzuar për dosjen “5 D”.
Redi Molla dhe Mariglen Qato do të mbeten përsëri në qeli, teksa Gjykata e Lartë i kishte kërkuar shkallës së dytë të rishqyrtonte masën që kishte dhënë në muajin Maj të këtij viti, ku kishte lënë në fuqi shkallën e parë të GJKKO.
Por edhe pas rishqyrtimit, mbeti në fuqi e njëjta masë.
Në vendimin e marrë ditën e sotme (7 Nëntor) bëhet me dije se Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Nertina Kosova, u shpreh për çështjen me nr. 58 akti, të datës 11 Nëntor, me kërkesë të avokatëve të të dyshuarve që qëndrojnë prej gati një viti në paraburgim.
Kjo çështje regjistrimi, ishte e kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 18, të datës 3 Maj 2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për personat nën hetim Redi Molla dhe Mariglen Qato.
Në fund theksohet se u vendos për:
“Miratimin e vendimeve nr. 28, datë 28.03.2024 dhe nr. 35, datë 30.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për dy personat nën hetim M.Q. dhe R.M.”.
Pra lënia në fuqi e masave “arrest me burg” dhe vijimin e hetimeve. Dy ish-zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre.