TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rritja e diasporës shqiptare po shton remitancat në vend. Në 9-mujorin e këtij viti është regjistruar një tjetër rekord sa i takon dërgesave të emigrantëve për të afërmit e tyre në Shqipëri. Banka e Shqipërisë thotë se nga janari deri në shtator, vlera e remitancave arriti në 817 milionë euro, ose 45 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë vjet.
Vetëm në tremujorin e tretë të vitit që përkon edhe me sezonin veror, dërgesat e emigrantëve përmes transfertave arritën në 285 milionë euro, më e larta e dërguar ndonjëherë në një periudhë tremujore. Por kjo vlerë është shumë më e lartë pasi një pjesë e konsiderueshme parash vjen në cash, për shkak të kthimit të shqiptarëve për pushime në vend. "Gjatë periudhës u evidentua rritje si në dërgesat përmes kanaleve formale, ashtu edhe në prurjet në cash, duke reflektuar besim të qëndrueshëm të emigrantëve në ekonominë vendase”, thotë Banka e Shqipërisë.
Por vlera e remitancave nuk më e njëjtë si para 1 dekade, monedha evropiane është tkurrur me 30%, duke prekur direkt edhe paratë e emigrantëve. Nëse në vitin 2015, euro këmbehej me deri 140 lekë, sot vlera e saj është 96 lekë, duke zhvlerësuar direkt edhe vlerën e remitancave, kur kthehen nga euro në lekë.