TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të jetë edhe kreu i grupit parlamentar kur kjo parti të jetë në opozitë.
Ky është një nga vendimet që pritet të merret sot në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ku pritet të miratohet statuti i ri. Në këtë statut përcaktohet se kryetari mund të zgjedhë dhe nënkryetarin.
Më këto ndryshime, Lulzim Basha do të jetë edhe kryetari i Grupit parlamentar, post që e mbante Gazment Bardhi.

Partia Demokratike ka mbledhur sot Kuvendin Kombëtar, ku do të zgjidhet edhe Këshilli i ri Kombëtar. Ashtu siç ishte përcaktuar, mbledhja nisi në orën 10:00, në pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.
Më herët, në një reagim në ‘Facebook’, Partia Demokratike shkroi se ky takim vjen në një moment vendimtar për vendin dhe se PD ka zgjedhur reformimin dhe modernizimin e partisë opozitare. Mësohet se agjenda e Kuvendit Kombëtar do të jetë: Ndryshime statutore; Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore; Miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike.
Këto ndryshime i ka paralajmëruar dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimeve të tij me demokratët. Ai tha se në Kuvend sot do të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen, forcimin dhe modernizimin e Partisë Demokratike.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha përveç prekjes së statutit të PD-së, në vijimësi pritet t’i hapë rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, përfshirë kreun e Grupit Parlamentar, që sipas statutit, zgjidhet në mesin e nënkryetarëve të partisë. Kuvendi i fundit që PD zyrtare ka mbajtur ishte ai i 18 dhjetorit, në kulmin e luftës me grupimin e Sali Berishës ku Basha mblodhi 5004 delegatë dhe vendosi që non gratat e SHBA të qëndrojnë larg drejtimit të partisë.