TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, iu është përgjigjur Lulzim Bashësa, i cili gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve iu drejtua duke i thënë “Udha e mbarë në bunkerin anti-amerikan”.
Bardhi u shpreh se “çdo deputet mund të ketë mendimin e tij për bunkerë”, ndërsa i kërkoi Bashës që të t’i rikthehet misionit si opozitar.
Gazment Bardhi: “Të gjithë deputetët e opozitës, që duan të bashkojnë forcat në parlament, për ta bërë opozitën funksionale në Parlament, sepse s’kemi qenë 100 funksionale, sot lajmi mirë është po” deputetët e opozitës kanë qëndrim të unifikuar.
Nuk kam asnjë koment, ftesa ime për Bashën dhe cilido tjetër është ti rikthehet misionit si opozitar. Çdo deputet mund të ketë mendimin e tij për bunkerë. Cilido të reflektojë për momentin kur ndodhet Shqipëria dhe çfarë opozita mund ti shkaktojë të ardhmes së Shqipërisë.
Sot nuk duam të futemi në këto akuza brenda PD.”
I pyetur në lidhje me ftesën ndaj Berishës për të marrë pjesë në mbledhjen e deputetëve të opozitës, theksoi se “nuk kam qëndruar asnjë mendim, por e rëndësishme është të jemi të unifikuar në Parlament”.
Gazment Bardhi: Ishte një mbledhje e deputetëve të PD dhe Aleancës për Ndryshim. Ndasitë për çështje të ndryshme çdo deputet është i lirë t’i ketë. E rëndësishme është të jemi të unifikuar në Parlament.
Nuk do të iki jashtë vendit, nuk do mbyllem në asnjë bunker, këtu do të jemi. Nuk kam qëndruar asnjë mendim. Mesazhi qe duhet ti përcjellim qytetarë është që opozita ka axhendë të unifikuar kundër qeverisjes së Ramës.”