AKTUALITET, 13 Dhjetor 2022, 17:16

Ndryshime të mëdha mes krerëve të policisë, Tonin Vocaj emërohet drejtor në Tiranë

Ndryshime të mëdha mes krerëve të policisë, Tonin Vocaj

Ditën e sotme janë bërë ndryshime në postet drejtuesve të Drejtorëve të Policisë së Shtetit në rrethe.

Tonin Vocaj është emëruar Drejtor i Policisë së Tiranës, duke zënë vendin e Lorenc Panganikës, i cili shkon në Akademinë e Policisë:

Ndryshimet:

Tonin Vocaj emërohet drejtor i Policisë në Tiranëm duke zëvendësuar Lorenc Panganikën, ndërsa ky i fundit shkon në Akademinë e Sigurisë.

Vendin e Vocajt e zë Sokol Bizhga.

Ermal Muça emërohet drejtor në Vlorë.

Niko Brahimaj emërohet në Fier.

Ervin Hodaj në Shkodër.

Lutfi Minxhozi emërohet drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Gent Ndoj emërohet drejtor i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme.