AKTUALITET, 12 Nëntor 2025, 11:49

Pistat/ Ekzekutimi i Gilmando Danit në Rinas dhe plagosja e agjentit të AMP, 5 të shoqëruar

Pistat/ Ekzekutimi i Gilmando Danit në Rinas dhe plagosja e agjentit

Të paktën pesë persona janë shoqëruar deri më tani nga policia në kuadër të hetimeve për atentatin e ndodhur një ditë më parë në zonën e Rinasit, ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani, sipas burimeve të 'abcnews'. 

Ndërkohë policia po këqyr kamerat e sigurisë për të mësuar më shumë detaje dhe për të hedhur dritë për këtë ngjarje kriminale.

Viktimë e këtij atentati mafioz mbeti Gilmando Dani dhe u plagos agjenti i AMP Muça Shaljani.

Autorët e dyshuar u larguan në drejtim të Fushë Krujës, ndërsa në fshatin Halilaj në Krujë u gjet të martën një makinë e djegur që dyshohet se u përket autorëve të atentatit.