AKTUALITET, 19 Gusht 2022, 22:50

Ndodhej në parkingun përpara burgut në Berat, merr flakë automjeti i gardianit

Ndodhej në parkingun përpara burgut në Berat, merr flakë

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Mjeti ka marrë flakë, ndërsa ishte në parkimin përpara IEVP-së Berat dhe ishte në pronësi të gardianit të burgut, Kastriot Metaj.

Metaj e kishte parkuar makinën rreth orës 19:30, kur edhe kishte marrë shërbimin. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, që kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët e zjarrit dhe ta shuajnë atë.

Edhe efektivë policie kanë mbërritur në vendngjarje për të mbikëqyrur vendin e ngjarjes. Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë është konfirmuar se zjarri nuk ka qenë i qëllimshëm por i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Si pasojë e zjarrit, mjeti tip "Mercedez Benz" pësoi dëme të mëdha, motori dhe pjesa e përparme e mjetit është shkrumbuar totalisht.