TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se do të ketë protesta të qëndrueshme kundër qeverisë. I pyetur nga gazetarët se çfarë rruge i ka mbetur tjetër për të rrëzuar qeverinë, ai tha se ajo që nuk ka bërë janë protestat e qëndrueshme.
PD tha Berisha, do të analizojë të gjitha mangësitë e saj, por theksoi se kanë bindjen e plotë se me Ramën nuk ka zgjedhje të lira.
Pyetje: Në fakt keni provuar protestat, denoncimet kundër qeverisë Rama, çfarë ju ka ngelur pa bërë që mund tju japë shpresë që ju të jeni alternativë në zgjedhjet e 2025?
Berisha: Në fakt ajo që nuk është bërë është protesta e qëndrueshme. Atë mund të më kritikojnë shqiptarët pse nuk e ke bërë dhe ajo do bëhet, protesta e qëndrueshme. Këta 500 mijë idealiste që duruan format e presioneve këta janë luftëtarë të vërtetë të rikthimit të votës së lirë.
PD do të analizojë me përgjegjësi të plotë të gjitha mangësitë dhe problematikat e saj për të përsosur punën, por PD do të qëndrojë në misionin e vet për rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve me bindjen e thellë se me Ramën nuk ka votim të lirë.
Këto janë me faza.