AKTUALITET, 8 Gusht 2023, 18:39

Sërish zjarr në Nartë, aktivizohet një vatër e re

Sërish zjarr në Nartë, aktivizohet një vatër e re

Sërish zjarr në Vlorë. Mësohet se një vatër e re zjarri është aktivizuar në fshatin Nartë pasditen e kësaj të marte.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.  Për pasojë është djegur një zonë me shkurre dhe pemëtari.

Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të shuar flakët.