TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka vizituar mbrëmjen e sotme sallën e monitorimit të kamerave të sigurisë Air Albania teksa kombëtarja luan përballë Izraelit.
Nano tha se masat e shtuara janë në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë për menaxhimin e ndeshjeve ndërkombëtare.
Njoftimi i policisë së shtetit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano, së bashku me Drejtorin e Departamentit për Sigurinë Publike, inspektoi sallën e monitorimit të kamerave të sigurisë në stadiumin “Air Albania”.
Drejtor Nano, gjatë bisedës me ekipin e monitorimit të kamerave, i falënderoi punonjësit për përgjegjësinë dhe seriozitetin që po tregojnë duke koordinuar veprimet me strukturat e tjera të Policisë dhe ato për sigurinë e stadiumit.
Drejtori i Përgjithshëm theksoi se masat e shtuara janë në funksion të garantimit të rendit dhe të sigurisë, të ruajtjes së standardeve të larta të menaxhimit të ndeshjeve ndërkombëtare, të fituara me profesionalizëm e angazhim maksimal, në interes të imazhit pozitiv të vendit në arenën ndërkombëtare.