AKTUALITET, 10 Qershor 2022, 20:45

PS feston të dielën 31-vjetorin e krijimit të saj, zbulohet mesazhi për socialistët: Në orën 19:00…

PS feston të dielën 31-vjetorin e krijimit të saj, zbulohet

Këtë të dielë Partia Socialiste do të festojë 31-vjetorin e saj. Mësohet se me rastin e këtij përvjetori selia rozë ka organizuar një festë për të gjithë socialistët.

Pasditen e sotme atyre u ka mbërritur një mesazh që të bashkohen në festimet që do të mbahen të dielën pasditen në orën 19:00, tek Sheshi “Austria” ( pranë selisë së PS).

Partia Socialiste drejton vendin në mandatin e tretë radhazi e drejtuar nga kryesocialisti Edi Rama.