AKTUALITET, 10 Qershor 2022, 19:17

Grabitje me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës, vidhet “Audi” luksoz

Grabitje me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës,

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas News 24 grabitja ka ndodhur pranë një kolegji mësimor dhe është vjedhur nën kërcënimin e armës një automjet luksoz tip “Audi”.

Ngjarja është denoncuar pranë organeve policore nga vetë drejtuesi i mjetit. Ndërkohë që uniformat blu kanë nisur punën për kapjen dhe identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Grabitje me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës,