AKTUALITET, 8 Nëntor 2022, 16:23

Ndërtimi i shkollës/ Gruaja “ia thotë në sy” Ramës: Po bëjmë 2 kilometra në këmbë! A keni nëna ju…?!

Ndërtimi i shkollës/ Gruaja “ia thotë në sy”

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një grua në Kamëz, e cila kërkoi ndërtimin e një shkolle të re.

Rama i premtoi zonjës se shkolla do të niste të ndërtohej për dy javë, por ajo shfaqi mosbesim.

Kryeministri i kërkoi që të mos hidhte kunja dhe i tha se premtimin do ta mbante, madje sipas tij, ai do të shkonte vetë ta takonte gruan pas dy javësh, kur të nisnin punimet.

Gruaja: Kam 60 vite që jetoj në Kamëz. Ktheji sytë nga ky trualli bosh. Kam bërë shkollën unë, kanë bërë shkollën dy fëmijët e mi.

Rama: I kam kthyer sytë dhe për dy javë aty fillon të ndërtohet shkolla…

Gruaja: Më fal a mund t’i bëj një pyetje kryebashkiakut. A keni nëna ju që të bëjnë një rrugë 2 kilometra në ditë me çantë në shpinë dhe të shkojnë atje matan?

Rama: Tani mbasi e more përgjigjen që do të bëhet shkolla, nuk u ule aty, por do ta nxjerrësh prap kunjën për dy kilometra.

Gruaja: Nuk është kunjë zoti kryeministër…

Rama: E para, duhet të jemi të vetëdijshëm që ka ende probleme të tilla, se po mos të kishte s’do isha unë këtu, sepse s’ka kush i bën tjetër…

Gruaja: Faleminderit, por unë nuk shpresoj.

Rama: Sa është data sot, për dy javë do jemi këtu, do vij edhe unë këtu në takim me ty edhe po nuk ishte këtu kompania e punimeve do të kemi punë me kryetarin e bashkisë pastaj. Unë problem e kam ta them fjalën, po po e thashë e mbaj pastaj.