AKTUALITET, 8 Nëntor 2022, 15:16

Krijuan skemë mashtrimi me 5 kompani për të mos paguar 571 milionë lekë TVSH, shpallen fajtorë 8 persona! Ja me sa vite burg u dënuan, konfiskohet 1 hidrocentral dhe…

Krijuan skemë mashtrimi me 5 kompani për të mos paguar 571

Janë shpallur fajtorë 8 persona për krijimin e një skeme mashtrimi me pesë kompani për të shmangur e pagesën e një shume prej rreth 571 milionë lekë TVSH dhe të Tatim Fitimi. 

Skemë mashtrimi për shmangien e TVSH-së në vlerën 571,175,889 lekë, shpallen fajtorë 8 persona, konfiskohet një hidrocentral, truall dhe kamionë

Prokurorina pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në kuadër të Procedimit Penal Nr.227 të vitit 2020, pas një hetimi të kryer me metoda speciale të hetimit, dërgoi për gjykim dhe dha konkluzionet përfundimtare të procedimit penal, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a-25 i K. Penal dhe Veprën Penale “Moskallëzim i krimit” parashikuar nga neni 300/1 i K.P.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se të pandehurit kishin ngritur një skemë mashtrimi me pesë kompani, me qëllim shmangien e pagesës së TVSH-së dhe të Tatim Fitimit, nga e cila ka rezultuar se është shmangur një detyrim tatimor në  vlerën totale 571,175,889 lekë.

Ndërkohë autorët e veprës penale, kanë mundur që të terheqin parat cash nga bankat e nivelit të dytë, në vlerën totale prej 619,048,206 lekë, ku qëllimi i tërheqjeve ka qënë shmangia dhe mos pagimi i detyrimeve të lindura nga aktiviteti fiktiv tregtar i subjekteve objekt hetimit.

Pas kërkesave të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës nga ana e Gjykatës u vendos:

-Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit A.Xh. i hiqet e drejta për të  ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si edhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 10(dhjetë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

-Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit R.M i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyre tjetër qe ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 7(shtatë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

– Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit A.A. i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 7(shtatë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

– Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit T.A. i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 5 (pesë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

-Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit E.Xh i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 3 (tre) vjeçare pas vuajtjes së dënimit.

-Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal te pandehurit B.C., i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 3 (tre) vjeçare pas vuajtjes së dënimit.

-Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal te pandehurit R.A., i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 3 (tre) vjeçare pas vuajtjes së dënimit.

– Në zbatim të  të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurve  i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, pas shqyrtimit te çeshtjes me gjykim të shkurtuar.

Konfiskimin e mjeteve apo produkteve të veprës penale të sekuestruara.

Sendet e sekuestruara me anë të procesverbalit të sekuestrimit datë 16.11.2021 të cilat janë asete të shoqërisë A.N., Korçë në pronësi të shtetasit A.A. dhe konkretisht.

Pasuria e regjistruar në rregjistrin hipotekor me adresë Dhërmi, Vlorë, objekti hidrocentral sëbashku me truallin në sipërfaqe e përbërë nga 619,5 m2 në pronesi të shtetasit A.