AKTUALITET, 8 Nëntor 2022, 16:22

“Ka nisur numërimi mbrapsht për këtë qeveri”/ Meta bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e 12 nëntorit: Një rëndësi e jashtëzakonshme që…

“Ka nisur numërimi mbrapsht për këtë qeveri”/

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën e 12 nëntorit përpara Kryeministrisë.

Në një postim në Facebook, Meta thotë se ky tubim ka rëndësi të jashtëzakonshme që zëri i qytetarëve të dëgjohet fort.

Sipas Metës, ka nisur numëriim mbrapsht për këtë qeveri.

Postimi i Ilir Metës:

Protesta Kombëtare e 12 Nëntorit, një rëndësi e jashtëzakonshme që zëri i qytetarëve dhe veçanërisht atyre të Tiranës të dëgjohet fort. Kjo është një Qeveri, për të cilën kënga e numërimit mbrapsht ka filluar prej kohësh.