AKTUALITET, 21 Prill 2022, 11:53

“Do të ndërpresim çdo marrëdhënie me PD-në”- Rama paralajmëron demokratët nëse Berisha rikthehet si kryetar

“Do të ndërpresim çdo marrëdhënie me

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga foltorja e parlamentit se maxhoranca do të ndërpresë çdo marrëdhënie me Partinë Demokratike, nëse në krye të saj do të zgjidhet Sali Berisha.

“Do ta bëjmë këtë përpjekje, jo se jemi të detyruar nga ndonjë pamundësi, por sepse këta jemi ne. kjo është AND-ja e partisë Soccialiste.

Po të shikosh historinë e marrëdhënieve ndërpartiake të këtyre 30 viteve do të shohësh se PS ka qenë partia që ka lëshuar më shumë, që është përpjekur më shumë të gjej dakordësi, që nuk e ka konsideruar pushtetin për të nëpërkëmbur kundërshtarin.

Këtu am parasysh aktet konkrete dhe jo retorikën e foltores, ne do ta bëjmë këtë përpjekje se e kemi detyrim ndaj vetes, ndaj atyre që na kanë zgjedhur.

Do të shkoni më keq më keq do shkoni, Se mua më dalin fjalët. Ju jeni të gjithë të zgjedhur këtu, jeni shprehje e nnjë vullneti. Ata që ju kanë zgjedhur nuk do t'ju zgjidhnin nëse do ta dinin se ju do t’ia punonit kështu.

Ne do të ta bëjmë përpjekjen tonë, por duhet të keni të qarta dy gjëra. E para Saliu për ne është i vdekur, kuptohet politikisht dhe institucionalisht.

Biologjikisht i uroj jetë të gjatë. Me të vdekurin që e keni në mes të shtëpisë ne mos na përzieni. Nëse ju drejtoheni nga një i vdekur ne me Partinë Demokratike do të ndërpresim çdo marrëdhënie”, tha Rama.