AKTUALITET, 21 Maj 2025, 11:28

Ndërhyrja/ SPAK kontrolle në 4 ambiente në Berat pas letërporosisë nga autoritetet belge, arrestohet 33-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Ndërhyrja/ SPAK kontrolle në 4 ambiente në Berat pas

SPAK ka kryer kontrolle në katër ambiente në Berat pas një letërporosie të autoriteteve belge.

Raportohet se gjatë operacionit u arrestua një 33-vjeçar me iniciale H. V., pasi iu gjetën në banesë dokumente false, elektroshok dhe fishekë arme gjahu.

“Në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “28 Nëntori”, u gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi për automjet, të dyshuara false, si dhe 1 elektroshok dhe disa fishekë arme gjahu”, informuan blutë.

Kontrollet u kryen në 4 ambiente, në bashkëpunim me SPAK-un, BKH-në dhe Prokurorinë e Beratit.

Njoftimi i policisë:

Berat/Në zbatim të një letërporosie të autoriteteve belge, kryhen kontrolle në 4 ambiente, në bashkëpunim me SPAK-un.

Policia gjeti në banesën e një 33-vjeçari, dokumente false, elektroshok dhe fishekë arme gjahu.

Arrestohet 33-vjeçari dhe sekuestrohen sendet.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në 4 ambiente, në bashkëpunim me SPAK-un, me BKH-në dhe me Prokurorinë e Beratit, në zbatim të një letërporosie të autoriteteve belge, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Berat arrestuan në flagrancë shtetasin H. V., 33 vjeç.

Në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “28 Nëntori”, u gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi për automjet, të dyshuara false, si dhe 1 elektroshok dhe disa fishekë arme gjahu.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.