AKTUALITET, 21 Maj 2025, 09:20

VIDEO/ Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale, 45-vjeçari tenton të vrasë bashkëshorten. Policia sekuestron një kallashnikov dhe municione

VIDEO/ Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale, 45-vjeçari

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Patosit, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëjetuesen dhe se e ka kërcënuar se do ta vriste, në banesën e tyre në fshatin Dukas, ku mbante pa leje 1 kallashnikov.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi I.Rapa.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit të një 26-vjeçareje, se bashkëjetuesi e kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, shërbimet e Stacionit të Policisë Patos parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mundësuan kapjen në flagrancë dhe vënien në pranga të autorit të rastit, shtetasit I. R., 45 vjeç”, njofton policia.

Uniformat blu bëjnë me dije se nga kontrollet në banesën e të arrestuarit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje.

Njoftimi i policisë

Patos/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi ngjarje kriminale në një familje.

Dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste, në banesën e tyre në fshatin Dukas, ku mbante pa leje 1 kallashnikov, kapet 45-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit me municion.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit të një 26-vjeçareje, se bashkëjetuesi e kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, shërbimet e Stacionit të Policisë Patos parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mundësuan kapjen në flagrancë dhe vënien në pranga të autorit të rastit, shtetasit I. R., 45 vjeç.

Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.