AKTUALITET, 21 Maj 2025, 09:35

Detaje të reja/ Operacioni antidrogë: Ndalohet administratori i një shoqërie transporti, urdhër-arrest për një avokat dhe ish-punonjës policie

Detaje të reja/ Operacioni antidrogë: Ndalohet administratori i

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me megaoperacionin e zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, kundër trafikut të lëndëve narkotike nga vendet e Ballkanit drejt Puglia apo vendeve të Evropës Veriore.

Mësohet se në Shqipëri janë kryer kontrolle në disa qytete. Në Fier është ndaluar administratori i një shoqërie transporti pasagjerësh.

Në kuadër të operacionit të përbashkët Shqipëri-Itali është ndaluar edhe L.Ç, pronar i agjencisë së udhëtimit.

Po ashtu urdhër arreste është dhënë edhe për një avokat në Durrës, A.T e për një ish punonjës policie si dhe për një person të identifikuar si O.M.