AKTUALITET, 30 Dhjetor 2021, 21:32

Ndarja nga jeta e gazetarit Vladimir Grillo, Meta: Do të kujtohet për emocionet e veçanta që na dhuroi

Ndarja nga jeta e gazetarit Vladimir Grillo, Meta: Do të kujtohet për

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur sportiv, Vladimir Grillo.

Meta shkruan në postimin e tij në rrjetet sociale se, Grillo do të mbahet mend gjatë për emocionet e veçanta që dhuroi për dekada, duke përcjellë me profesionalizëm vlerat më të arrira sportive.

Postimi i Ilir Metës:

Me shumë trishtim mësova për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe komentatorit të mirënjohur sportiv, mjeshtrit të mikrofonit, Vladimir Grillo.

Do të kujtohet nga të gjithë për emocionet e veçanta që na dhuroi për dekada, duke përcjellë me profesionalizëm dhe timbrin e veçantë të zërit, në familjet dhe ambientet tona shoqërore, vlerat më të arrira sportive.

Në këto momente të vështira ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Të prehet në paqen e merituar!