TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ditë më parë u arrestua ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.
Vangjush Dako është transportuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës në Bllokun i Sigurisë në rrugën “Mine Peza”.
Vangjush Dako do të qëndrojë aty deri në daljen para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë.
Arrestimi
Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku i Durrësit është arrestuar pasditen e djeshme me urdhër të SPAK së bashku me disa ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit dhe me një ndërtues.
Mësohet se SPAK ka firmosur 10 urdhër-arreste në lidhje me një dosje që ka të bëjë me një leje ndërtimi për një pallat pa leje dhënë gati rreth 12 vjet më parë dhe që është dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019.
Po ashtu sipas të dhënave zyrtare bëhet me dije se Dako akuzohet edhe për një tender konsulence të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.
Vangjush Dako, në fakt, ka qenë në dijeni të urdhër-ndalimit të tij pasi ai ka mbërritur vetë në drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku ditën e sotme do të merret edhe në pyetje nga ana e prokurorit të çështjes. Sipas të dhënave Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar 10 urdhër arreste të cilat janë firmosur nga gjyqtari i GJKKO-së, Erjon Bani, ku saktësohet se për 7 prej tyre është firmosur masa e sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa për 3 prej tyre, që janë gra, është dhënë masa e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Hetimi bëhet me dije se hetimi për shkeljet ka nisur rreth 1 vit më parë dhe Vangjush Dako është thirrur në SPAK edhe në muajin mars të këtij viti lidhur me këtë dosje. Ndërsa ditët e fundit janë marrë në pyetje edhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion. Gjatë ditës së djeshme, SPAK ka ekzekutuar urdhër arrestin për Vangjush Dakon dhe një ish-zyrtar tjetër.
Në korrik të 2019, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli “non grata” Vangjush Dakon. Gjithashtu DASH i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit dhe anëtarëve të familjes së tij. Dako ka drejtuar bashkinë e Durrësit në vitet 2007-2019.