TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka deklaruar se po shkon drejt fundit procesi i skanimit dhe digjitalizimit të arkivave. Ai u shpreh se do ketë një sistem të ri elektronik për Kadastrën dhe deri më tani i kanë shpëtuar hakerave, teksa shtoi se “qytetarët mund të shkojnë t’i djegin arkivat e s’ndodh asgjë”.
“Qytetarët shqiptarë mund të shkojnë ti djegin arkivat e pronave dhe nuk ndodh asgjë, sot po shkon drejt grumbullimit në server, heqja dorë e arkivave fizike. Por shkon drejt fundit procesi i skanimit dhe digitalizimit të arkivave. Sistemi është e vërtetë që është i vjetër, po ndërtohet sistemi i ri, që s’ka lidhje me sistemin e vjetër. Do kemi sistem elektronik të ri për Kadastrën, deri tani i kemi shpëtuar hakerave”, u shpreh Artan Lame.
I pyetur për ndërtimet pa leje në Shqipëri, Lame theksoi se do duhet që herë pas herë “t’i bien me dru pas koke personave që shkelin ligjin, që ta kuptojnë se s’duhet ta bëjnë këtë gjë”.
“Sa i përket pallateve të sekuestruara, ata që u janë bërë sekuestro nuk janë dakord. Në Shqipëri herë pas herë do duhet fizikisht, jo vetëm me tabelë, të të bien pas koke me dru që të kuptosh se nuk duhet ta bësh atë gjë, ndërtimin pa leje.
Është e drejta e shtetit që herë pas here të ta kujtojë. Ka pasur ulja drastike të shkeljeve në ndërtime”, tha Lame.