AKTUALITET, 18 Shkurt 2023, 10:22

Presidenca ende e paregjistruar në Kadastër/ Lame bën një thirrje dhe i përgjigjet Metës: Për ta shpëtuar nga kafshimet…

Presidenca ende e paregjistruar në Kadastër/ Lame bën një

Kreu i Kadastrës, Artan Lame i ka bërë një thirrje aparatit të Presidencës së Shqipërisë që të nisin procedurat për regjistrimin e ambienteve të këtij institucioni.

Ndërkohë Lame kishte dhe një përgjigje për kreun e PL-së, Ilir Meta i cili ka deklaruar se pronat e shqiptarëve janë të pasigurta, duke marrë si shembull dhe institucionin e Presidencës që është ende e paregjistruar në Kadastër.

Artan Lame: Meta tha para pak ditësh në një nga këto mitingjet që prona e shqiptarëve është e pasigurt kur vetë Presidenca është e paregjistruar.

250 mijë familje në vit që marrin certifikatën i jep përgjigje kësaj, por po unë kur ai ishte president i kam bërë thirrje ejani të regjistroi Presidencën dhe oborrin e saj për ta shpëtuar nga kafshimet.

Nuk u përgjigjën në atë kohë. Po nga kjo foltore para 1 muaji i kam bërë vetë thirrje aparatit të Presidencës ejani të bëni procedurat për të regjistruar pronat e Presidencës jo thjesht për ta shpëtuar nga kafshimet e mëtejshme por se kur një institucion që është në majën e piramidës së shtetit shqiptar jep shembullin e tij në këtë proces do shërbente si bususll për shumë qytetarë e institucionet e tjera për t’iu drejtuar Kadastrës për regjistrmin e pronave.