AKTUALITET, 17 Shkurt 2023, 21:22

Mijëra euro dhe kokainë, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Itali, ja ku e kishte fshehur drogë

Mijëra euro dhe kokainë, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në

Karabinierët e Perugias kanë arrestuar një 27-vjeçar shqiptar të akuzuar për trafik droge. I riu u ndalua nga policia në parkingun e ish-spitalit të Silvestrinit, ku iu sekuestrua kokainë.

Në kontrollin e mëpasshëm në shtëpinë e tij, policia gjeti doza të tjera kokaine tashmë gati për shitje dhe rreth 9200 euro, kryesisht në kartëmonedha 20 dhe 50 euro, prerje që përdoret përgjithësisht për pagesën e dozave.

Paratë u gjetën në pjesë të ndryshme të shtëpisë dhe gjithashtu brenda një dysheku.