AKTUALITET, 9 Dhjetor 2021, 12:24

Delegacioni i BE mesazh Shqipërisë: Nxirrni para drejtësisë gjithë të korruptuarit!

Delegacioni i BE mesazh Shqipërisë: Nxirrni para drejtësisë

Delegacioni i BE në Tiranë jep një mesazh të fortë në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, teksa thekson se korrupsioni shter burimet jetike të Shqipërisë, ndikon në shtetin ligjor dhe në besimin e publikut tek institucionet, si dhe ngadalëson ndjeshëm zhvillimin ekonomik.

Në një postim në “Facebook”, BE shprehet qartë se lufta kundër korrupsionit është jetike për të ardhmen e popullit shqiptar dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Korrupsioni shter burimet jetike të Shqipërisë, ndikon në shtetin ligjor dhe në besimin e publikut tek institucionet, si dhe ngadalëson ndjeshëm zhvillimin ekonomik.

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, u bëjmë thirrje gjithë institucioneve që të intensifikojnë veprimet e tyre kundër korrupsionit dhe të nxjerrin para drejtësisë gjithë ata që janë të përfshirë në akte korrupsioni.

Është jetike për të ardhmen e popullit shqiptar dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. BE-ja ???????? qëndron krah Shqipërisë ???????? dhe popullit të saj në këtë luftë”, thuhet në mesazhin e BE.