AKTUALITET, 21 Korrik 2024, 08:45

Moti, temperaturat deri në 37 gradë, por në disa zona nuk do të mungojnë reshjet e shiut

Moti, temperaturat deri në 37 gradë, por në disa zona nuk do

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në relievet kodrinore – malore. Vranësirat do të pasohen nga reshje e shiu të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era me drejtim veriperëndim –verilindje me shpejtësi mesatare 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera –herës fiton shpejtësi 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë.

Moti, temperaturat deri në 37 gradë, por në disa zona nuk do