TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e sotme Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka zhvilluar seanca gjyqësore për të përcaktuar masën e sigurisë ndaj 31-vjeçarit me iniciale A. H. I riu dy ditë më parë dyshohet se plagosi me armë zjarri 70-vjeçarin F. H.
Gjykata kërkoi arrest me burg për 31-vjeçarin për plagosje me dashje. Gjyqtari i seancës Shkëlzen Liçaj e konsideroi të ligjshëm arrestimin e 31-vjeçarit dhe vendosi si masë sigurie atë të arrestit me burg.
Dyshohet se shkak i plagosjes ka qenë një borxh që F. H., i kishte marrë A. H. Pas një konflikti në një lokal në lagjen 17 dhe A.H., dyshohet se nxorri armën dhe qëlloi dy herë me pistoletë 70-vjeçarin. Banorët njoftuan policinë dhe patrullat Shqiponja reaguan me shpejtësi duke e arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar duke i sekuestruar edhe armën e krimit.