TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas rreth shtatë orësh përpjekjesh zjarrfikësit dhe forcat vullnetare ia kanë dalë të shuajnë zjarrin në malin e Sopotit që po i drejtohej Gjirokastrës.
Për shkak të distancës nga rrugët ndërhyrja kryesore është realizuar me mjete rrethanore. Në zonën e antenave që gjenden mbi malin e Sopotit ka ndërhyrë një automjet zjarrfikës.
Territori po mbahet në mbikëqyrje për rrezikun e riaktivizimeve të mundshme ndërsa po hetohet për shkakun e zjarrit që nisi në zonën e bashkisë së Delvinës e që dyshohet se ka qenë i qëllimshëm.