AKTUALITET, 20 Korrik 2024, 23:01

Dropull, zjarr në Vanistër dhe Derviçan, flakët po përparojnë drejt banesave

Dropull, zjarr në Vanistër dhe Derviçan, flakët po

Mbrëmjen e sotme në Bashkinë Dropull janë rishfaqur sërish zjarret e verës.

Flakët kanë përfshirë sipërfaqet me kullota në kodrat e fshatrave Vanistër dhe Derviçan dhe po përparojnë drejt zonës së banuar.

Strukturat e emergjencës, zjarrfikësit, pushteti vendor dhe banorët po monitorojnë situatën dhe janë në gatishmëri për të ndërhyrë për shuarjen e zjarreve në rast të rëndimit të situatës.

Zjarret e kësaj vere kanë djegur rreth 2 500 ha pyje-kullota në Bashkinë Dropull.