AKTUALITET, 20 Korrik 2024, 21:27

Fier, zjarr në katin e dytë të një pallati, shkrumbohet një banesë

Fier, zjarr në katin e dytë të një pallati, shkrumbohet

Një zjarr ka përfshirë katin e dytë të një pallati në lagjen “11 janari” në Fier, duke shkrumbuar një banesë.

Operacioni për shuarjen e zjarrit ka qënë i vështirë pasi pallati nuk ka hapësira për ndërhyrje të tilla. Forcave zjarrfikëse u është dashur të ngjiten nga pjesa e jashtme e pallatit për ta arritur në vatren e zjarrit. Në këtë mënyrë ata arritën të neutralizojnë zjarrin duke shmangur përhapjen e tij në pjesën tjetër të pallatit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e zjarrit, por dyshimet janë se ka ardhur nga një defekt në pajisjet e gatimit.