AKTUALITET, 19 Gusht 2023, 08:30

Moti, temperatura përvëluese, sot deri në 38°C

Moti, temperatura përvëluese, sot deri në 38°C

Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës. Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme në Shqipëri duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 34°C.

Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi mbi 2 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.