TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti demokrat, Tritan Shehu në ‘Facebook’ ka komentuar darkën e organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i cili do të ftojë liderët e Ballkanit, me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”, por Shqipëria është ftuar në nivel Presidenti dhe jo për kryeministrin Edi Rama.
Shehu shkruan se Rama po dëmton vendin me aventurizmin e tij politik, dhe se mungesa e ‘Shqipërisë’ në darkën informale është pasojë direkte e veprimeve arbitrare nga kryeministri.
Ndër të tjera, deputeti shkruan se gjërat mund të përmirësohen dhe marrëdhënia me Greqinë mike po ashtu.
Postimi i Shehut
Rama, me aventurizmin politik demton vendin!
Mungesa e “Shqiperise” ne darken informale te Z. Mitsotakis, eshte pasoje direkte e veprimeve arbirare, antidemokratike te Rames. Duhet te jemi te sinqerte e te shohim te verteten ne sy. Kjo eshte e verteta dhe druaj se gjerat do te perkeqesohen. Duke cenuar marredheniet e rolin tone ne Rajon. Duke demtuar me pasoja procesin tone te integrimit europian. Eshte nje rrjedhoje e perkeqesimit te maredhenieve me Greqine mike.
Pikerisht si pasoje sherthyese e “ceshtjes Beleri”. Nje tregues i deformimit te rende te demokracise ai, te te drejtave themelore ne vendin tone! I nje autokracie te rrezikeshme!