TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari, ka denoncuar ditën e sotme në një deklaratë për mediat, keqmenaxhimin e fondeve nga Bashkia e Tiranës.
Ai tha se është momenti që me ndihmën e qytetarëve të kthehet llogaridhënia në këtë bashki duke ia kthyer këshillin bashkiak qytetarëve.
“Ky është buxheti elektoral dhe personal i Erion Velisë, ku çdo gjë është vendosur në funksion të zgjedhjeve të ardhshme vendore nga kryetari në ikje i bashkisë”, u shpreh ai.
Deklarata e plotë
Jemi në këtë komunikim me mediat për të denoncuar për të disatën herë shpërdorimin dhe keqmenaxhimin e fondeve publike nga Bashkia e Tiranës.
Erion Veliaj e ka kthyer Bashkinë e Tiranës jo vetëm në lavatricce të pastrimit të parave por dhe në një strukturë gjobvënie ku grabiten qytetarët.
Bashkia Tiranës, pas 8 vitesh administrim nga Erion Veliaj ende nuk siguron ujin e pijshëm për banorët e kryeqytetit megjithë rritjen stratosferike të ccmimit të ujit dhe premtimin që për 4 vite Tirana do të kishte 24 orë ujë.
Po ashtu problematika me trafikun dhe infrastrukturën në Tiranë vijon të mbetet problem shqetësues.
Përtej disa investimeve, që Erion Veliaj i përdor për fasadë, shumica e lagjeve dhe rrugicave në qendër por sidomos në periferi të Tiranës janë në mëshirë të fatit.
Tirana falë Erion Velisë është bërë mbytëse nga kullat pa kriter dhe betonizimi, i cili ishte zotimi i Erion Veliajt në 2015 që nuk do të lejonte ndërtime të reja shumëkatëshe në Tiranë.
Në vitin 2019, Banka Botërore konstatonte se gati 10 për qind e vdekjeve në Shqipëri ndodhin për shkak të ndotjes së mjedisit.
Natyrisht që në vendin e parë ishte Tirana, ku përqindja e vdekshmërisë për shkak të ndotjes ishte edhe më e madhe.
Prej atëherë situata është përkeqësuar, teksa smogu i shkaktuar nga makinat dhe kantieret e ndërtimit të kullave është kthyer në një problem për të gjithë banorët.
Bashkia e Erion Veliajt ka hartuar për 2023 një megabuxhet me plot 250 milionë euro fonde.
1/3 e tij ose 80 milionë euro shkon vetëm për pagat e administratës së fryrë të bashkisë, e cila është kthyer në një zyre pune për militantët partiak dhe patronazhistët për t’i përdorur në fushatën e radhës.
Por në këtë buxhet bashkia nuk parashikon asgjë për të ulur nivelin e ndotjes që po merr çdo ditë jetë njerëzish.
Por mbi të gjitha në këtë buxhet Bashkia e Tiranës nuk parashikon asgjë për të luftuar varfërinë dhe për të nxitur punësimin.
Ky është buxheti elektoral dhe personal i Erion Velisë, ku çdo gjë është vendosur në funksion të zgjedhjeve të ardhshme vendore nga kryetari në ikje i bashkisë.
Ndaj është momenti që më mbështetjen e qytetarëve të kthejmë llogaridhënien në Bashkinë e Tiranës, të kthejmë Këshillin Bashkiak në Parlamentin e qytetit ku përcillet zëri i tyre, ku rritet transparenca dhe hapet bashkia për të gjithë banorët e Tiranës.