AKTUALITET, 19 Nëntor 2023, 18:58

Aksident në Maliq/ Makina përplas motorin, dy persona transportohen në spital

Aksident në Maliq/ Makina përplas motorin, dy persona transportohen

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të diele pranë fshatit Veliternë në Maliq.

Mësohet se një automjet tip “Ford” është përplasur me një motomjet, drejtuar nga një 17-vjeçar.

Si pasojë, të dy drejtuesit e mjeteve janë lënduar dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre ka pësuar dëmtim të këmbës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.11.2023, rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Veliternë, Maliq, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin, rreth 17 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit, shtetasi, 17 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.